Haxhiu: Osmani e mashtroi Sejdiun, Mustafën - as me Kurtin s’është tragjike

Aktuale

Haxhiu: Osmani e mashtroi Sejdiun, Mustafën - as me Kurtin s’është tragjike

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 09:17
Bekim Haxhiu

Deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se Qeveria dhe MPJD nuk u dakorduan me të për letrën në Asamblenë Parlamentare po kritikohen edhe nga opozita.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se Osmani po tenton të arsyetojë veten nga dështimi në KiE.

 ”Kjo është përpjekje e Osmanit me e amnistu vetën nga dështimi në KiE, sepse kur ishte votimi i Kosovën për në KiE, ajo ndodhej në SHBA, duke bërë xhiro herë me helikopterë e herë me kuaj, por për këtë janë fajtorë gjithë krerët e shtetit”.

Presidentja edhe me i dal Kurtit kundër nuk është tragjike, vlerëson deputeti Haxhiu.

Pasi, sipas tij, kjo ka ndodhur edhe me lider të tjerë.

“Vjosa në VV nuk ka shkuar për interesin e qytetarëve, por për interesin e saj politik. E ka mashtruar Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën, edhe Kurtit me ja kthyer shpinën nuk është tragjike për të”, shprehet Bekim Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat