“Kurti do ta përmbysë Vuçiqin”, vjen deklarata e fortë: Kjo është ‘arma e pamposhtur’ e Albinit!

Aktuale

“Kurti do ta përmbysë Vuçiqin”, vjen deklarata e fortë: Kjo është ‘arma e pamposhtur’ e Albinit!

Nga: A.M. Më: 2 qershor 2024 Në ora: 13:11
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Profesori Sulejman Mehazi ka vlerësuar lart kryeministrin Albin Kurti.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se Kurti me armën e mençurisë dhe guximit politik do përmbysë Vuçiqin para SHBA-së dhe BE-së

SIpas tij, arma më e pamposhtur e Albin Kurtit, para fuqive të mëdha është mençuria e tij.

“Mbani mend, guximi politik dhe mençuria e lidhur me intelegjencën e Albin Kurtit, do përvetësojë e rrikthejë SHBA-në dhe BE-në favor të Kosovës”, shkroi Mehazi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Albin Kurti me armën e mençurisë dhe guximit politik do përmbysë Vuçiqin para SHBA-së dhe BE-së

Albin Kurti është shembull i intelegjencës politike, guximit dhe dashurisë ndaj Republikës së Kosovës, shembull i botës moderne politike, mençuria e tij politike do t'i mposhtë të korruptuarit e SHBA-së dhe BE-së, burrështetasit e mençur, intelegjentë dhe të guximshëm në historinë politike kanë mundur dhe shtetet më të fuqishme në botë. Arma më e pamposhtur e Albin Kurtit, para fuqive të mëdha është mençuria e tij. Mbani mend, guximi politik dhe mençuria e lidhur me intelegjencën e Albin Kurtit, do përvetësojë e rikthejë SHBA-në dhe BE-në favor të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat