E dhimbshme: Vdes në QKUK djali i ish rreshterit në Gjakovë që qëlloi veten me armën zyrtare të babait

Aktuale

E dhimbshme: Vdes në QKUK djali i ish rreshterit në Gjakovë që qëlloi veten me armën zyrtare të babait

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Media mëson se bëhet fjalë për djalin e ish-rreshterit të Policisë në Gjakovë, Qerim Ramës – i cili është pensionuar në janar.

Djali i tij po dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës, duke e qëlluar veten në kokë me armën zyrtare të babait.

Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali nga stafi mjekësor tashmë djali ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se ish rreshteri e mbante armën zyrtare pasi që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi një rregullore që edhe pas pensionimit, zyrtarët policor kanë të drejtë mbajtjen e armës zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat