Shala: Premtimi për shuarjen e AKP-së, mashtrim

Aktuale

Shala: Premtimi për shuarjen e AKP-së, mashtrim

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 10:20
Ferat Shala

Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, thotë se Kurti me këtë premtim ka mashtruar qytetarët.

Jo që nuk është mbyllur, por, sipas tij, në AKP po vazhdon procesi i lojërave ekonomike.

“Mbyllja e AKP është projekti i cili kjo Qeveri i ka mashtruar qytetarët dhe të gjithë ata që kanë pritur se jo që nuk e ka mbyllur por po vazhdon procesi i lojërave ekonomike dhe politike pa e ndërprerë shitjen e aseteve jo të gjithave”, ka thënë Shala.

Shala e ka vlerësuar si të dështuar Qeverinë në premtimet e dhëna.

Ai ka numëruar disa ka deklaratat e Kurtit që ka dhënë për një pjesë të aseteve të AKP-së.

“Ka dështuar komplet kjo Qeveri, pasi që ka premtuar që do t’i bartë një pjesë të aseteve  në raportin e vitit 2022, ka premtuar që mbi 1670 asete do t’i barten institucioneve të shtetit ndërsa në raportin e fundit që ka qenë në Komision, raporti i AKP del që ka diku 480-500 asete që janë të gatshëm për tu bartur tek qeveria”.

Deputeti Shala vlerëson se AKP po e vazhdon punën nën direktivat politike, pa asnjë rezultat.

“Është e paqartë se si ka ndodh ky devalvim i aseteve dhe brenda një mandati kaq të shkurt qeveritar të ketë kap paqartësi juridike e ekonomike. AKP po vazhdon të punoj sipas direktivave politike partiake pa asnjë rezultat në ekonomi, asetet bazike nacionale po degradohën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat