Sekretari i VV-së, medias franceze: Ne s’mund t’i ndalim njerëzit të largohen nga vendi, disa edhe kthehen

Aktuale

Sekretari i VV-së, medias franceze: Ne s’mund t’i ndalim njerëzit të largohen nga vendi, disa edhe kthehen

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 11:29
Alim Rama

Duke folur në podcast-in francez e “Radio France”, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka thënë se qeveria kosovare “nuk mund t’i ndal njerëzir që të largohen nga vendi” por ama duke u shprehur një troh i shpresshëm që “disa edhe kthehen dhe investojnë në vend”.

Në një bisedë ku tema është peizazhi socio-ekonomik krahas mërgimit të qytetarëve jashtë vendit për të synuar jetesë më të mirë ekonomike, Rama i VV-së i përvjel pak mëngën në gjeopolitikë.

“Nëse Rusia arrin të ndikojë në rajon, do të krijojë më shumë probleme për Evropën, e jo veç për ne. Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, ne kemi dëgjuar për hapjen e fronteve të reja në Ballkan. Ky ndikim nuk do të jetë mirë për Evropën”, i ka thënë Rama radios franceze.

Alim Rama më tej e siguron median franceze se “Kosova është në rrugën e duhur” teksa nis të shpreh brengat për zgjedhjet e reja evropiane dhe për ngritjen e forcave të djathta politike.

Arritja në pushtet e tyre, u thotë Rama, “padyshim që do të ngadalësontew procesin e anëtarësimit (të Kosovës në BE)”.

“Nuk do ta ndalojë, por ama do ta bënte më të vështirë, por edhe ashtu s’është që ka qenë e lehtë”, ka thënë Alim Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat