Familja e veprimtari të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në Facebook, i janë drejtuar me një mesazh LDK-së.
Kjo familje, konsideron se nëse LDK-ja dëshiron të fitojë zgjedhjet, duhet të kupton se të pandehurit në Hagë, janë ndërmarrje e përbashkët kriminale.
Sipas tyre, ata ndodhën atje, sepse kanë torturuar, vrarë shqiptarë të zyrtarë të LDK-së.
Më poshtë postimi i plotë:
Nëse LDK-ja dëshiron të fitojë në zgjedhje duhet ta kupton se të pandehurit në Hage ishin dhe janë ndërmarrje e përbashkët kriminale, ata ndodhen aty sepse kanë torturuar, vrarë shqiptarë e zyrtarë të LDK-së.
Ja pra dëshmitari 70, zyrtar i LDK-së ishte kidnapuar e torturuar në kohë lufte, këso rastesh ka pas shumë, shume të tjerë janë plagosur, jane vrarë..
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 70-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili është me masa mbrojtëse dhe mbanë kodin Ë03170 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“Dëshmitari 03170 ishte një anëtar i LDK-së që është arrestuar së bashku me një person tjetër. Gjatë transferimit në një prej vendeve ku këta persona janë ndaluar, dëshmitari 03170, duart e tij dhe duart e një personi tjetër u lidhën dhe ata janë kërcënuar dhe janë rrahur”, tha Pace duke vazhduar më pyetje në sesion privat me arsyetimin për mbrojtjen e dëshmitarit.
Deklaratat që dëshmitari kishte dhënë më herët për ZPS-në së bashku me materialet përcjellëse u pranuan si prova materiale.