Rroga 2 mijë euro e Gazmir Racit: Unë punoj në këtë punë qe 7 vjet

Aktuale

Rroga 2 mijë euro e Gazmir Racit: Unë punoj në këtë punë qe 7 vjet

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 14:29
Gazmir Raci

Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, konfirmon se analisti i njohur pro-qeveritar, Gazmir Raci, do të paguhet 2 mijë euro në muaj si i angazhuar në kuadër të një projekti të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal me Bashkimin Evropian.

Në një reagim në Facebook, Raci ka thënë se është i angazhuar tash e shtatë vite në të njëjtin projekt.

“Miq, unë punoj në të njëjtin projekt që financohet nga Bashkimi Evropian që më shumë se 7 vjet”, ka thënë Raci.

Raci është përzgjedhur në pozitën “Zyrtar i Antenës për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT) për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi- Kosovë në kuadër të IPA III (2021 – 2027)“.

Sipas Ministrisë, konkursi ishte hapur më 3 prill 2024 dhe Raci ishte kandidati i vetëm.

Raci njihet si analist i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat