Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Aktuale

Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i KosovëS.

Gjithsej do të testohen 275 pjesëtarë  të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës.

Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës. Testimet po kryhen në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Dr. Lindita Kajtazi, kanë parë nga afër punën që po bëhet nga stafi mjekësor për të kryer ekzaminimet e këtyre pjesëtarëve të Policisë”, bëhet e ditur në njoftim.

ShSKUK, më herët ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për të ofruar kontrolle sistematike të policëve të Kosovës dhe po ashtu, kontrolle për rekrutët rinj të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat