Stensland rizgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Speciale

Aktuale

Stensland rizgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Speciale

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 17:18
Vidar Stensland

Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, njoftojnë se gjykatësi Stensland u rizgjodh kryetar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së.

"Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) zgjodhën gjykatësin Vidar Stensland si gjykatës kryesues të DHSGJK-së për një mandat të ri njëvjeçar i cili ka filluar më 1 qershor 2024.

Ky është mandati i katërt i gjykatësit Stensland si kryesues I DHSGJK-së", njofton Specialja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat