Shyhet për nesër dëshmia në Hagë e reporterit të luftës, Nuhi Bytyqi, i cili është ftuar rreth procesit ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Lajmin e ka bërë të ditur, djali i tij, Arianit Bytyqi.
Ai ka thënë se dëshmia e babait shtyhet për të martën për shkak të dinamikës së dëshmitareve paraprak.
“Ju njoftoj se sipas njoftimit të sotëm që ia kanë dhënë babait tim Nuhiut, dëshmia e tij, për shkak të dinamikës së dëshmitarëve paraprakë, është shtyrë për nesër paradite. Besoj se dëshmia fillon pas orës 9:30 apo 10 nesër”, është shprehur ai.
Bytyqi ka marrë ftesë zyrtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për të ndarë të vërtetën e veprimtarisë së tij si gazetar gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së.