Një ditë pas zgjedhjeve të mbajtura në Preshevë, procesin e ka komentuar ish kryetari i saj Shqiprim Arifi.
Arifi komentoi mbështjetjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për këshilltaren e tij, Ardita Sinani, e cila fitoi zgjedhjet atje.
“Qytetarët kanë me e vrejtë shumë shpejt që janë mashtru qysh e kanë vërtetu edhe më herët, e kuptojnë sidomos ata që janë kundër Albin Kurtit. Është që tre vite kundër nesh”, tha Arifi.
Sipas tij, fitorja e Sinanit nuk do të ishte e mundur nëse ai do kandidonte.
“Nëse unë do isha kandidat, Ardita nuk do të fitonte qysh nuk ka fitu tri herët tjera kur ka kandidu. Në Preshevë 14 mijë njerëz i kanë thënë jo Albin Kurtit” shtoi Arifi.