Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot fabrikën ku prodhohen dronët “Bayraktar” në Turqi.
“Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma”, ka shkruar mes tjerash Kurti.
Pas kësaj ka ‘ironizuar’ analisti Rron Gjinovci, i cili ka ka përkthyer fjalën “Kizilelma”, që në shqip do të thotë “mollë e kuqe”.
Gjinovci me ‘humor’ pyet: A është ky një kërcënim për Serbinë?
Postimi i plotë:
Albin Kurti e kërcënon Serbinë me Mollën e Kuqe
Sot e ka vizitu fabrikën që i prodhon dronat Bayraktar të cilët i ka Kosova dhe është njoftu me nji prodhim të ri të qujtun KIZILELMA. Madje Albinit i është dhuru një model.
Ama RASTËSISHT emri në turqisht i këtij modeli do me thanë molla e kuqe, shihni përkthimin 😂
A është ky nji kërcënim për Serbinë?