“Alo ‘Zemljake’”/ Driton Selmanaj reagon ashpër pas publikimit të bisedës ndërmjet Mimoza Kusarit dhe Milan Radojiçiqit

Aktuale

“Alo ‘Zemljake’”/ Driton Selmanaj reagon ashpër pas publikimit të bisedës ndërmjet Mimoza Kusarit dhe Milan Radojiçiqit

Nga: M.L. Më: 3 qershor 2024 Në ora: 18:48
Driton Selmanaj

Gjatë ditës së sotme në mediet vendore u publikua një video që tregon një sekuencë nga biseda e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari me kriminelin Milan Radojiçiq, e zhvilluar në vitin 2022.

Në videon në fjalë Radoiçiq shfaqet i afërt me Kusarin të cilën e quan edhe “vendase”.

Për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili ka thënë se biseda e realizuar mes Kusarit dhe Radojiçiqit ishte bërë në kohën kur ky i fundit ishte i dyshuar për krime dhe ishte në listën e zezë të SHBA-ve.

Selmanaj, me këtë rast hodhi kritika të ashpra ndaj LLV-së Kurtit e Kusarit.

Postimi i plotë:

Alo “Zemljake”.

Albin Kurti - E përkujton me respekt dhe i thurr lavde ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq.

- E përkujton dhe gati sa nuk e shpallë hero kombëtarë kriminelin e luftës Oliver Ivanoviq.

Sot na u vërtetua se shefja e grupit të tij parlamentar Mimoza Kusari - Lila, paska biseduar me Milan Radojçiqin, në kohën kur ishte i dyshuar për krime dhe ishte në listën e zezë të SHBA-ve.

Kjo është Lëvizja politike që mashtron dhe tradhton qytetarët dhe votuesit e tyre!

Ky është Albin Kurti i vërtet!

Kjo është Mimoza Kusari - Lila!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat