Pas publikimit të përgjimeve ka reaguar edhe ish-drejtori i AKI-së, Burim Ramadani.
Ai i ka kërkuar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, që të dorëhiqet dhe të raportojë me saktësi për detajet.
Postimi i plotë:
‘Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare
Më 23 nëntor 2018, banesa e Radoiçiqit ishte bastisur për herë të parë nga Policia e Kosovës.
Në ndërkohë, më 8 dhjetor 2021, Radojiçiq është sanksionuar në Listën e Zezë të SHBA-së (shih: fotot e bashkëngjitura).
Por, gjatë qershorit 2022, pra gati 4 vjet pasi Radoiçiqit i ishte bastisur banesa dhe rreth 7 muaj pasi ishte futur në Listë të Zezë, shefja e Grupit Parlamentar të pushtetit në Kosovë dëgjohet me zë duke folur Radoiçiqin në telefon.
Madje, duke i “raportuar” që sapo i përfundoi takimet në Kuvend dhe, pasi që u lirua (nga obligimet) po shkon në shtëpi.
Pra, në pak sekonda që dëgjohet telefonata, ajo më shumë ishte Raportim për axhendën ditore të Mimozës!
Mimoza, dorëhiqu sot dhe rrëfeu për të gjitha detajet me saktësi!
Hapja rrugën Prokurorisë të bëjë punën pa presionin e pushtetit!