Çitaku: Biseda me shefes së grupit parlamentar të VV-së me Radoiçiq, konfirmon qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe

Aktuale

Çitaku: Biseda me shefes së grupit parlamentar të VV-së me Radoiçiq, konfirmon qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe

Nga: A.SH Më: 3 qershor 2024 Në ora: 20:08
Vlora Çitaku

Pas publikimit të përgjimeve, ku dëgjohet deputetja Mimozs Kusari Lila duke biseduar me Milan Radojçiq, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-, Vlora Çitaku.

Ajo ka thënë se kjo çfarë u dëgjua e konfirmon qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe.

Postimi i plotë:

Hipokrizia dhe mashtrimi janë konstatja e vetme e kësaj kaste qeverisëse!

Bisedat që i dëgjuam sot, mes shefes së grupit parlamentar të VV-së me kryeterroristin Radoiçiq, e konfirmojnë qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe.

Çka fsheh ende afera "Zdravo" mbetet të shihet, por tashmë s'ka dilema se kjo duhet të hetohet nga organet përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat