Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar pas publikimit të audio- incizimit të shefes së grupit parlamentar Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Liila me terroristin Milan Radojçiq.
Kastrati përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se nëse e pyesin për koalicione, me çiftin e Mimozës, unë kurrë jo”..
Sipas Kastratit, veprimet e Kurtit që nga viti 1999 kanë shërbyer në të mirë të interesave të Serbisë dhe Rusisë, dhe ai shton se “jo rastësisht ai ka në ekipë çiftin e Mimozës, Surroit, e nipat e mbesat e komunistëve të Jugosllavisë që me veprimet e tyre po e zhbëjnë shtetin e Kosovës.”
Tutje, sipas tij, duhet të jetë anti- shqiptar të arsyetohet biseda e saj me “zemlakun” e vet.
Ai e ka sugjeruar shefen e VV-së të bëjë xhiro “nëpër Mejë e Korenicë apo ndonjë video inçizim të bombardimeve të NATO-s në Beograd e Novi Sad....ose sulmin e ZEMLAKUT në Banjskë!”.