Geci thotë se me Kusari-Lilën ka pasur ‘konfrontim’ për ngritjen e përmendores së Fadil Hoxhës

Aktuale

Geci thotë se me Kusari-Lilën ka pasur ‘konfrontim’ për ngritjen e përmendores së Fadil Hoxhës

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 21:07
Ish-deputeti, Gani Geci

Ish-deputeti, Gani Geci ka deklaruar se vite më parë ka pasur një konfrontim mes tij dhe Mimoza Kusari Lila, atë kohë si kryetare e komunës së Gjakovës.

Geci në “Debat Plus” deklaroi se arsyeja e konfrontimit të tij dhe Kusari Lila ka qenë refuzimi i tij konkret për ngritjen e përmendorjes në qytetin e Gjakovës.

“Mimoza Kusari Lila, në vitin 2013 kam pasur konfrontim. Mimoza Kusari Lila ka marrë një vendim sa ishte kryetare e Gjakovës të ngritet përmendorja e Fadil Hoxhës, si komunist jugosllav, hero jugosllav. Permendorja e Fadil Hoxhës do të rrij në Gjakovë derisa ta dhezi unë bagerin dhe vij në Gjakovë. E kisha bo edhe nëse e kisha dit nëse mkishin vra”, deklaroi Geci.

Geci theksoi se arsyeja e refuzimit të tij personalisht për ngritjen e përmendores së Fadil Hoxhaj ka qenë plagët që i ka shkaktuar ai  në kohën e komunizmit shqiptar tek në familjen e tij, qoftë në pushkatimin e babgjyshit të tij, Halil Bajraktari dhe shtatë anëtarëve të Bajraktarëve. Geci ritheksoi se edhe ndalimi i shkollimit dhe shkaku i vuajtjeve të mëdha kanë qenë disa arsyeje të kundërshtimit të përmendores së “Fadil Hoxhës”.

“Në 6 janar 1945 Fadil Hoxha dhe Ali Shukriu e kanë pushkatuar babgjyshin, Halil Bajraktarin dhe vrasin shtatë anëtar të familjes Bajraktari të Llaushës. Djegin gjitha shtëpiat. Babai im mbetet 9 vjeçar. Për të gjithë ne ka qenë iri, njerëz më të këqij dhe kemi vuajtur shumë, nuk na kanë lënë me u shkollu. Fadil Hoxha e ka vrarë edhe mixhën e babës së Ardian Gjinit, Bedri Gjini nga Gjakova. Ka vrarë dhe tre të tjerë. I ka arrestuar edhe babain e Faruk Spahiut, Mulla Ilaz Brojën ndërsa edhe katër të tjerë.”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat