Çollaku: Më dhimbset Mimoza Kusari-Lila

Aktuale

Çollaku: Më dhimbset Mimoza Kusari-Lila

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 21:48
Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku

Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, teksa foli për bisedën e publikuar mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, tha se ndjen keqardhje për Kusari-Lilën.

“Mbase detyra si shefe e Grupit Parlamentar ia kanë imponuar që të negociojë me Listën Serbe përmes Radojicicit.

Nëse kjo ka qenë e detyruar nga partia e saj që ta bëjë një veprim të tillë, duhet të tregohet e sinqertë me publikun dhe të sqarojë cila ka qenë çështja dhe urgjenca që ta përfshijë drejtpërdrejt Radojiqicin dhe kush nga kryesia e partisë a është Kurti apo dikush që Mimozën e udhëzon të negociojë me një njeri i cili është i ndjekur nga sistemi ynë penal”, tha ai në Pressing.

“Ndjej keqardhje për Mimozën dhe e kam një dozë dëshpërimi pse e ka lejuar që të ndodhë një gjë e tillë”, tha Çollaku më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat