Publikimi i audio-incizimeve mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiqit, kryeorganizator i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka nxitur debat të ashpër mes panelistëve në emisionin ‘Politiko’ .
Një përplasje e tillë ka ndodhur mes komentatorëve politik, Fidan Rama dhe Blerim Bashi.
Rama duke folur për këto audio-incizime ka thënë se Mimoza Kusari – Lila ka folur në emër të Vetëvendosjes me kriminelin Milan Radojçiq.
Ai ka thënë se Mimoza është dëm kolateral i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në këtë mes.
“Tani propaganda e pushtetit në mënyrë maestrale kanë me thënë se këtë e ka bërë Mimoza pa pëlqimin tonë. Mirëpo Mimoza Kusari-Lila përfaqëson një grup parlamentar të një subjekti politik që ka shumicën në Kuvend dhe e njëjta rrjedhimisht me këdo që fol sidomos nga zyra në Kuvend dhe për Kuvendin nuk flet në emrin e saj personal por në emrin e grupit”, ka thënë Rama.
Ai ka thënë se kërkesat për dorëheqje morale të Mimoza Kusarit – Lila janë përpjekej për të futur në periferi këtë temë.
Më këtë deklaratë nuk është pajtuar Blerim Gashi i cili ka pasur një debat të nxehtë me Ramën.