Kadrijaj: BE-ja do të duhej ta ndëshkonte me masa Kurtin e jo Kosovën

Aktuale

Kadrijaj: BE-ja do të duhej ta ndëshkonte me masa Kurtin e jo Kosovën

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 08:28
Time Kadrijaj

Deputetja e AA-së, Time Kadrijaj, deklaron se kryeministri Albin Kurti, ka shkelur mbi kushtet dhe parimet e vendosura nga BE-ja dhe për këtë janë vendosur kushtet nga ana e tyre.

‘’Njëra nga kushtet ka qenë me u deeskalu situata, mos me ndërhy policia në veri, mbajtja e zgjedhjeve të lira atje, por z,Kurti ka marr veprime në kundërshtim me këto qëndrime dhe nuk është konsultuar me aleatët tanë’’, shprehet ajo.

Kadrijaj thotë se dihen arsyet pse janë vendos masat.

‘’Masat e BE-së ndaj Kosovës, dihen botërisht pse janë vendos. BE i ka bërë publike arsyet pse janë vendos ato’’, deklaron ajo.

Deputetja Kadrijaj potencon se në çdo takim kërkojnë heqjen e masave të BE-së dhe se humbja është rreth 500 milion euro.

‘’Edhe pse si opozitë kërkojmë t'i heqin masat Kosovës sepse kemi humbje 500 milion euro, dhe mendoj se do të sanksionohemi përsëri. Ata qëndrojnë në kushtet e tyre. Ne kemi takuar edhe ambasadorët e QUINT-it. Kanë qenë kërkesa unike të gjithë spektrit se masat duhet me iu heq Kosovës masat’’, shton ajo.

Deputetja e AAK-së, thekson se BE-ja ka qenë dashur të vendos masa ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe jo ndaj Kosovës.

‘’Nuk mendoj se ka qenë e drejtë, por nëse Kurti kishte punuar drejt, nuk kishim ardhur këtu, sepse ai është zgjedhur me qeveris me vendin dhe jo ta vështirësoje jetën e qytetarëve. Nëse dikush duhet sanksionet, duhet sanksionohet zotëri Kurti dhe jo Kosova për shkak të veprimeve ë tij’’, potencon Kadrijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat