Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ishte i ftuari i fundit në emisionin “Sante”.
Si deputet i opozitës nuk munguan kritikat për pozitën, ku mes tjerash dha edhe ideologjinë e tij pse njerëzit kanë votuar Albin Kurtin si kryeministër.
“Masa, turma, nuk ka etje për drejtësi, nuk vuan shumë për të drejtën e vetë…
Nuk është te karizmat, se unë jam se ma i hijshëm e karizmatik se Albin Kurti. Por, turma ka dëshirë me kriju iluzione, kanë dëshirë me i mashtru, duhet me ua prish këtë iluzion”, u shpreh Berisha.