Klinaku kërkon që të hetohet edhe Kurti për bisedën Kusari-Radojiçiç

Aktuale

Klinaku kërkon që të hetohet edhe Kurti për bisedën Kusari-Radojiçiç

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 10:52
Faton Klinaku

Faton Klinaku, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka reaguar pas bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiç.

Ai ka thënë se duhet të hetohet edhe kryeministri Albin Kurti.

“Siç e kam thënë edhe më parë që së paku prokuroria duhet ta marrë në pyetje Mimozën e të shoh për ngritje të ndonjë aktakuze ndaj saj.

Por tash situata u qartësua dhe mendoj se prokuroria duhet që të ngrisë shpejt aktakuzën ndaj saj, e të hetohet edhe Kryeministri Kurti për këtë, duke pasur parasysh se ajo ka folur në emër të partisë në pushtet”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat