Audio-incizimi i Kusari-Lilës me Radoiçiqin, vjen reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje – ky është mesazhi

Aktuale

Audio-incizimi i Kusari-Lilës me Radoiçiqin, vjen reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje – ky është mesazhi

Nga: A.M. Më: 4 qershor 2024 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, u publikua një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq.

Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.

Kjo gjë nxiti reagime të shumta, të cilat erdhën kryesisht nga kundërshtarët politikë të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

E për këtë audio-incizim, ka reaguar për herë të parë Lëvizja Vetëvendosje, më saktë zëdhënësi i saj Arlind Manxhuka.

Ai në një postim në Facebook tha se personat që kanë bërë biznese, koalicioni e qeveri me Radoiçiqin, nuk mund t’ia bëjnë LVV-së gjyqin sot, përcjell “Bota sot”.

Manxhuka tha se me partinë e tyre në pushtet, “Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit”.

Postimi i plotë

Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot. Me neve Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit. Kjo është sa për përkujtim për të gjithë korin kritikues e akuzues që i kemi dëgjuar dje e sot. Tjerat i gjykon më së mirë qytetari. Ai më së miri e di se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para qeverisë sonë, dhe ku janë sot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat