“Me ju pas thënë këtë gjë për Kurtin, ju kish ra t’lig”, Shkëlzen Gashi “thumbon keq” opozitarët

Aktuale

“Me ju pas thënë këtë gjë për Kurtin, ju kish ra t’lig”, Shkëlzen Gashi “thumbon keq” opozitarët

Nga: A.Zh Më: 4 qershor 2024 Në ora: 12:34
Kryeministri Albin Kurti, ka takuar në Stamboll, shkrimtarin turk, Orhan Pamuk

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Turqi, ku mori pjesë në forumin ekonomik Kosovë-Turqi.

Ai ka takuar në Stamboll edhe shkrimtarin turk, Orhan Pamuk. Kurti ka thënë se nuk i besoj se fituesi i çmimit Nobel për letërsi, po e ftonte për darkë.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, ka shkruar Kurti në rrjetin social, Facebook.

Për këtë takim të Kurtit me shkrimtarin e njohur, ka reaguar analisti politik Shkëlzen Gashi, përcjell Bota sot.

“Një natë ju thashë: Ky është më i ngritur intelektualisht sesa paraardhësit e vet, sepse për dallim prej tyre, nuk ka probleme themelore siç është shkrimi e leximi.

Me ju pas thanë: Këtë e thërret fituesi i çmimit Nobel për letërsi në darkë e diskuton me të tri orë e gjysmë, ju kish ra t'lig”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.

Kurti në Turqi pati takime edhe me krerë të shtetit, siç ishte pritja nga presidenti Reccep Tayip Erdogan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat