Geci befason me deklaratën: Policia më njoftoi se dy shtetas të Shqipërisë duan të më vrasin

Aktuale

Geci befason me deklaratën: Policia më njoftoi se dy shtetas të Shqipërisë duan të më vrasin

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 13:53
Gani Geci

Gani Geci ka pohuar se ishte njoftuar nga policia më 2018 se disa shtetas të Shqipërisë ia kanë mësyrë për ta vrarë.

“Po faktikisht, më 2018 ka ardhë policia në shtëpi,  Policia e Kosovës, hetuesi kanë ardhur në shtëpi dhe më kanë thanë, je i rrezikum prej disa personave prej Shqipërisë”, ka thënë Geci.

“Faktikisht, s’e kisha idenë se pse prej Shqipërisë. Janë dy policë hetues, ata kanë ardhur në Odë, u kam qitë kafe, kam edhe fotografitë qetu me ta që i kam ba, se gjithmonë jam mundu me i argumentu gjanat kur i kom thanë”.

“Ata dy policë më kanë thanë kanë ra në përgjime të disa grupeve kriminale nga shqip dhe Kosova dhe rreziku është nga Shqipëria”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat