“Animi i qeverisë ka qenë gabim”, Kurti i përgjigjet ministrit Aliu – Kryeministri tregon pse BE nuk po i heq masat ndëshkuese

Aktuale

“Animi i qeverisë ka qenë gabim”, Kurti i përgjigjet ministrit Aliu – Kryeministri tregon pse BE nuk po i heq masat ndëshkuese

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 14:43 Përditësuar në ora: 16:47 më 04.06.2024
Albin Kurti

Kurti për masat e BE’së : Çka varet prej neve ka ndodhur – BE po vonohet për shkak të zgjedhjeve dhe fushatës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vonesa për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës po ndodh për shkak të zgjedhjeve brenda Unionit.

Kurti përsëriti se tashmë atë që është dashur ta bëjë Kosova për heqjen e këtyre masave e ka bërë, ndërsa tha se trysnia e Bashkimit Europian për mbajtjen e paqes dhe qetësisë në Ballkanin Perëndimor duhet të përqendrohet te Serbia meqë ajo e ka në dorë eskalimin ose jo të situatës në veri.

“Kjo [heqja e masave] nuk varet prej neve, krejt çka varet prej neve tashmë ka ndodhur. Ne edhe asokohe u patëm ndëshkuar padrejtësisht për shkak të eskalimit të situatës në veri të Kosovës dhe ky eskalim ka pasë adresë të qartë sa i përket përgjegjësisë. Ndodhi deeskalimi, mirëpo më pastaj ngjau edhe rieskalimi në shtator të vitit të kaluar kur e vranë rreshterin tonë, Afrim Bunjaku. Tash gjendja sërish ka deeskaluar, a do të rieskalojë? Përgjigjja është në Beograd. Andaj atje duhet të bëhet trysnia për të pasë siguri dhe stabilitet në rajon. Unë besoj që heqja e këtyre masave ndëshkuese që po vonohet  ka të bëjë më shumë me dinamikat e brendshme të Bashkimit Europian dhe sidomos me faktin që tash janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian që mbahen me datën 9 qershor”.

Këtu Kurti i bëri një ftesë mërgatës shqiptare, qofshin ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo nga diku tjetër që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlament.

“Dhe që uroj të kenë pjesëmarrje sa më të lartë dhe me këtë rast e ftoj edhe mërgatën tonë që ka të drejtë që ta bëjë. Dhe është mirë që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sepse Parlamenti Europian në përbërjen e ardhshme do të ketë shumë ndikim edhe sa i përket Komisionit Europian, por edhe sa i përket mbështetjes për Republikën tonë, sa i përket edhe të drejtës dhe të vërtetës sepse e dimë qysh nganjëherë ka deformime të ndryshme në arenën ndërkombëtare”.

Kurti i përgjigjet Aliut: Unë flas edhe se kush duhet mbështetur në BE e SHBA, e lëre më në Ulqin e Preshevë

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur ministrit të Infrastrukturës, bashkëpartiakut të tij Liburn Aliu, i cili tha se partia që qeveris në Kosovë gaboi që e mbështeti publikisht Partinë për Veprim Demokratik në Luginën e Preshevës.

Kurti tha se LVV-ja i merr vendimet në organet e veta, ndërsa tha se ai tregon se kush duhet mbështetur edhe në BE e SHBA, “e lëre më në Ulqin e Preshevë”.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka qëndrimin e qartë dhe i merr vendimet në organet e veta. Ne e kemi mbështetur edhe Shaip Kamberin në zgjedhjet parlamentare. Aty nuk ka qenë vetëm një bllok, kanë qenë dy blloqe, dhe ne jemi përcaktuar për ta mbështetur aso kohe bllokun të cilit i ka prirë Shaip Kamberi”, tha Kurti para gazetarëve, kur iu kërkua koment për deklaratën e Aliut.

“Unë jam kryeministër i Republikës, por njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Ju e dini që unë flas publikisht se kush duhet mbështetur edhe në Bashkimin Evropian e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e lëre më në Ulqin e Preshevë. Por, jo vetëm kaq”, tha ai.

Kurti tha se të gjitha partitë në Kosovë e Shqipëri mbështesin parti të caktuara jashtë vendit.

“Duhet theksuar se të gjitha partitë në Kosovë dhe në Shqipëri, në një mënyrë a një tjetër, kush më shumë e kush më pak, mbështesin parti të caktuara, por unë e bëj këtë hapur”, tha ai.

Kurti tha se beson se kjo që po bën “është shumë mirë”, ndërsa ia uroi fitoren në Preshevë, këshilltares së tij, Ardita Sinanit.

“Dhe jam i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si rezultat i partive politike shqiptare, me ç’rast, në Preshevë, konkretisht, ia uroj fitoren Ardita Sinanit”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti flet për raportet me presidenten Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se ka bashkëpunim të ngushtë me presidenten Vjosa Osmani.

Duke komentuar situatën e fundit të raporteve të tij me Osmanin, Kurti ka thënë se nganjëherë ka diskutime e dallime edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, por sië ka theksuar ai nuk beson që ka aso të patejkalueshme.

“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlamentarin Konjufca, edhe me ministren e Jashtme, Gërvalla, edhe me presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime, nganjëherë dallime, por unë nuk besoj që ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit, ka folur edhe për masat ndaj Kosovës që i ka vënë Bashkimi Evropian një vit më parë. Sipas tij, vonesat për heqjen e këtyre masave, ndërlidhen me zgjedhjet për parlamentin e ri evropian.  

Kryeministri Kurti ka theksuar se heqja e masave nuk varet prej Kosovës.

“Krejt çka varet prej neve tashme ka ndodhur. Ne aso kohe u patëm ndëshkuar padrejtësisht për shkak të eskalimit të situatës në veri të Kosovës dhe ky eskalim ka pasur adresë të qartë sa i përket përgjegjëse dhe fajësisë. Ndodhi deskalimi, mirëpo më pastaj ngjau edhe rieskalimi në shtator të vitit të kaluar kur e vranë rreshterin tonë Afrim Bunjakun. Tash gjendja serish ka deskalur, a do të rieskaloj, përgjigja është në Beograd. Andaj atje duhet të behet trysnia për të pasur paqe, siguri dhe stabilitet në rajon. Unë besoj që heqja e këtyre masave që po vonohet  ka të bëjë më shumë me dinamikat e brendshme  të BE-së dhe sidomos me faktin që janë në fushatë zgjedhore për parlamentin e ri evropian. Uroj të ketë pjesëmarrje sa më të lartë me ç’rast ftoj mërgatën tonë që ka të drejtë vote që këtë ta bëjnë”, ka thënë Kurti.

Kurti për vizitën në Korporatën “Baykar” që e prodhon dronin Bayraktar: Është adresë e duhur për zhvillimin e ushtrisë tonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është pyetur sot lidhur me blerjen e luftarakeve pa pilot.

“Unë bashkëpunoj shumë ngusht për të gjitha blerjet ushtarake me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci si dhe me gjeneral lejtnant Bashkim Jashari. Sigurisht se ne do të vazhdojmë me pajisje moderne për ushtrinë tonë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Tutje, kryeministri ka thënë se i kemi dyfishuar shpenzimet për mbrojtje, trefishuar për armatim, katërfishuar për trajnime jashtë vendit.

“Korporata “Baykar” që e prodhon dronin Bayraktar, pa dyshim që është një adresë e duhur që duhet ta kemi përherë parasysh për zhvillimin e mëtutjeshëm të ushtrisë tonë”, ka thënë Kurti.

Por çfarë pajisjesh ushtarake do të blejnë e sa, Kurti ka thënë se do ta kuptojmë më vonë.

Deklarohet kryeministri Kurti për bisedën Kusari-Radoiçiq, ja çfarë thotë për këtë situatë!

Kurti për bisedën Kusari-Radoiçiq: S’e kam dëgjuar, ajo është një situatë e montuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur situatë të montuar bisedën telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje me kryekriminelin serb, Milan Radoiçiq.

“Unë vete nuk i kam dëgjuar,  por qytetarët e dine se kush ka bashkëpunuar dhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikur tash dhe nuk qëndron në qeveri.

Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që është i lirë në Serbi”, u shpreh Kurti.

“Mendoj që përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda të një bisede, por se ku u morr si u pre kush e porositi. Mimoza Kusari-Lila nuk është anëtare e Vetëvendosje”, ka thënë tutje Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat