Peci thotë se tre kandidatë janë të interesuar për pozitën e nënkryetarit të Zveçanit

Aktuale

Peci thotë se tre kandidatë janë të interesuar për pozitën e nënkryetarit të Zveçanit

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 14:57
Ilir Peci

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka paralajmëruar se nënkryetari i komunës do të caktohet në mbledhjen e ardhshme të asamblesë komunale, e cila pritet të mbahet me datat 27 ose 28 të muajit qershor.

“Deri tash i kemi tre kandidatë të interesuar për pozitën e nënkryetarit: dy të gjinisë femërore dhe një mashkullore. Të tre janë të nacionalitetin serb”- ka bërë të ditur ai.

Më 30 maj është shkarkuar nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq.

Peci ka potencuar se shkarkimi i Tomaniqit është bërë për shkak se ajo është munduar t’i detyroi zyrtarët komunalë të bëhen pjesë e partive të caktuara.

“Javën e kaluar kemi marrë vendim për shkarkimin e nënkryetares. Asambleja ka qenë për dhe aty kanë marrë pjesë 17 asamblistë. Të gjithë kanë votuar për”, ka deklaruar Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat