“Po të bjen maska Albin!”/ Haradinaj akuzon Kurtin për Radojiçiqin dhe ia bën një “pyetje shumë të vjetër”

Aktuale

“Po të bjen maska Albin!”/ Haradinaj akuzon Kurtin për Radojiçiqin dhe ia bën një “pyetje shumë të vjetër”

Nga: M.L. Më: 4 qershor 2024 Në ora: 16:37
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të audioincizimit ku kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila dëgjohet duke folur me kriminelin Milan Radoiçiq.

Në një postim në Facebook Haradinaj i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke e ftuar të tregojë se pse ka kërkuar partneritet nga Radoiçiqi kur e ka ditur se ai ndiqej nga organet e rendit dhe ishte në listën e zezë të SHBA-së.

Po ashtu, Haradinaj i ka kërkuar Kurtit “llogari” në lidhje me një rast të vitit 2004, ku sipas Haradinajt “ai u gjet i mbuluar me batanije në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq? “

"Po të bjen maska Albin!

Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?

Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?

Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin!", shkroi Haradinaj.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur situatë të montuar bisedën telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje me kryekriminelin serb, Milan Radoiçiq.

“Unë vete nuk i kam dëgjuar,  por qytetarët e dine se kush ka bashkëpunuar dhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikur tash dhe nuk qëndron në qeveri.

Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që është i lirë në Serbi”, u shpreh Kurti.

“Mendoj që përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda të një bisede, por se ku u morr si u pre kush e porositi. Mimoza Kusari-Lila nuk është anëtare e Vetëvendosje”, ka thënë tutje Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat