Canaj ironizon me takimin Kurti-Pamuk, i reagon Tomë Gashi: Hajde në VV se kohën e ki

Aktuale

Canaj ironizon me takimin Kurti-Pamuk, i reagon Tomë Gashi: Hajde në VV se kohën e ki

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 16:59
Blerim Canaj dhe Dan Shechtman.

Takimi i kryeministrit, Albin Kurtit, me shkrimtarin nobelist turk, Orhan Pamuk, në Turqi, ka sjellë debate interesante në Kosovë.

E me këtë takim ka ironizuar ish-diplomati, Blerim Canaj, i cili ka shpërndarë një foto me nobelistin amerikano-izraelit për kimi, Dan Shechtman.

“Me nobelistin Dan Schechtman. S‘ di po kur më fton e sa herë më fton fare nuk më ndalet fryma! Edhe minutat ecin normal edhe pse koha duket që ecë shumë shpejt”, ka shkruar Canaj teksa ka etiketuar avokatin Tomë Gashi.

E Gashi iu përgjigjet Canajt me foto nga takimi Kurti-Pamuk dhe i kërkoi të shkojë në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Mire shume ama pa dreke nuk je afer Binit, hajde ne VV se kohen e ki”, i ka komentuar Gashi, Canajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat