Varrosen nënë e bijë që humbën jetën në aksident trafiku, familja e fal gjakun në prani të hoxhallarëve

Aktuale

Varrosen nënë e bijë që humbën jetën në aksident trafiku, familja e fal gjakun në prani të hoxhallarëve

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 17:53
Foto nga ceremonia e varrimit

Iu është dhënë lamtumira e fundit 42-vjeçares dhe vajzës së saj 3-vjeçare të cilat humbën jetën dje në një aksident trafiku në rrugën Dragash-Zhur.

Shumë qytetarë nga vende të ndryshme morën pjesë në ceremoninë e varrimit, ku të pranishëm ishin edhe familjar të personit që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Familjarët e viktimave e kanë falur gjakun në prani të hoxhallarëve dhe personave që morën pjesë në varrim.

Ndërsa në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon të qëndroi i shtrirë burri që pësoi lëndime. Atë mbrëmë e vizitoi ne spital edhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat