Ja si e komenton eksperti i sigurisë qëndrimin e Kurtit për audio incizimet Kusari-Radojçiç

Aktuale

Ja si e komenton eksperti i sigurisë qëndrimin e Kurtit për audio incizimet Kusari-Radojçiç

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 19:17
Hysen Gecaj

Rreth bisedës së drejtpërdrejt mes Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-Nënkryetarit famëkeq të Listës Serbe, Milan Radojçiq, është pyetur sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili fare s’e trajtoi por iu referua në përgjithësi gjykimit qytetar se “ata e dinë me kë ka bashkëpunuar Radojçiqi” teksa iu referua edhe asaj që për këtë ka reaguar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka

“Unë vetë nuk i kam dëgjuar; mirëpo qytetarët e Kosovës e dinë kush ka bashkëpunuar me Radojçiqin, dhe e kanë shumë të qartë se pse Radojçiqi ik tash e dikur ishte në kryeministri. Për këtë zëdhënësi i VV-së e ka dhënë përgjigjen e saktë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë Hysen Gecaj, këto deklarime të kryeministrit Kurti i ka vlerësuar si jo serioze.

“Thjeshtë një deklarim i tillë është sa për të arsyetuar situatën, sepse po i bie se ata në të kaluarën paskan bërë kësi gjërash të këqija, e po i bëjmë edhe ne. Mirëpo, një lider serioz nuk e bën këtë. Në qoftë se është shkel ligji në të kaluarën, të shkelet edhe tash, tash duhet me ndërmarrë masa se për ata i ke fituar votat, për shkak se ata kanë punu keq dhe ti kërkuar që këto gjëra mos të ndodhin, këto nuk arsyetohen më”, ka thënë Gecai.

Ai tutje ka thënë se vetë Kusari Lila ka qenë ajo që në incizimet e publikuar kohë më parë lidhur me këtë qështje kishte pranuar autcintetin e incizimit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat