Ulutashi takohet me Muhaxherin, kryetarin e BIK-ut në Pejë dhe igumenin e Manastirit të Deçanit

Aktuale

Ulutashi takohet me Muhaxherin, kryetarin e BIK-ut në Pejë dhe igumenin e Manastirit të Deçanit

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 19:40
Ozkan Ulutash dhe Gazmend Muhaxheri

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar sot me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, kryetarin e Bashkësisë Islame në Pejë, Musli Arifajn dhe igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janiqin.

Sipas njoftimit, këto takime të Ulutashit ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta me shumë bashkëbisedues të tij në Kosovë dhe në rajon.

Postimi:

Komandanti i KFOR-it përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve, dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat