Ferati thotë se fati i Urës i njëjtë me ‘Mbrojtjen Civile” e ‘Rojet e Urës’

Aktuale

Ferati thotë se fati i Urës i njëjtë me ‘Mbrojtjen Civile” e ‘Rojet e Urës’

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 21:53
Sadri Ferati

Ish-ministri i Pushtetit Lokal Sadri Ferati tha se është e drejtë e institucioneve të Republikës së Kosovës që të shtrijë sovranitetin në çdo pjesë të territorit të vendit, dhe se është optimist se ura mbi lumin Ibër do të hapet.

“Do të ndodh, sikur të marrim p.sh, çka ndodhi me ‘Mbrojtjen Civile”, që me një alarm mbushej sheshi, sot nuk e ke, ose ‘Rojet e Urës”, sot nuk i ke. Don durim dhe veprim të veçantë, me i përshtat situatës. Po ashtu duhet një koordinim me bashkësinë ndërkombëtare”, theksoi Ferati.

Ish-ministri Ferati tha se për 24 vite ka ndodhur gjëra të pakuptimta dhe jo reale në veri.

“Ura e Ibrit dalëngadalë është shndërruar në një gjë se këtu ka probleme politike”, tha ai për 'RTK Prime'.

Sipas tij, serbët në veri të vendit janë të ndikuar nga propaganda dhe ndikim i madh i Serbisë mbi ta.

Ai tha se për pesë apo gjashtë vitet e fundit ka pasur një progres.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat