Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka folur në lidhje bisedën e fundit të publikuar ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe të sanksionuarit të SHBA-ve, Milan Radojiçiq.
Islami tha se me rastin në fjalë duhet të merret drejtësia dhe jo njerzit të bëjnë gjyçin e rastit.
“Lidhur me rastin e audio-inçizimeve të Kusari-Lilës me Radojiçiq do të duhej të merrej drejtësia, prokuroria pastaj vendosin gjykatat. Asesi nuk mendoj se njerzit duhet t’ua përgatisin gjyqin pa qenë gjyqtarë dhe prokurorë. Një vendim të tillë lidhur me bisedën që është zhvilluar nga ana e Mimoza Kusari-Lilës me Igor Simiq dhe Radojiçiq duhet t’i lihet drejtësisë dhe pastaj ata do të vendosin se nëse rrezikohet apo jo siguria kombëtare”
I pyetur nëse biseda të tilla rrezikojnë sigurinë kombëtare, duke ditur të kaluarën kriminale, të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Islami pati këtë përgjigje.
“Unë mendoj se nuk rrezikohet siguria kombëtare, sepse me Radojiçiq dhe Radojiçiqat e tjerë kanë komunikuar rregullisht dhe zyrtarët e tjerë dhe nuk është rrezikuar siguria kombëtare. Kshtu që unë nuk mendoj se e ka rreziku sigurinë kombëtare këto biseda” tha Islami.
Nuk është hera e parë që Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, i dalin biseda të tilla në publik.
Një vit më parë në media u publikuan audio-inçizime të saj me përfaqësues të Listës Serbe.