‘Rahmet i pastë shpirti’ – Tahiri: Ahtisaari askujt s’ia tha të vërtetën për Kosovën

Aktuale

‘Rahmet i pastë shpirti’ – Tahiri: Ahtisaari askujt s’ia tha të vërtetën për Kosovën

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 23:41
Besnik Tahiri

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Martti Ahtisari ia kishte bërë një favor të madh Kosovës kur e kishte përshkruar vendin tonë si shtet multi etnik.

“Së pari duhet me i thënë disa të vërteta, ndoshta po i them për herë të parë, Ahtisari -rahmet i pastë shpirti, një bote nuk ia ka thënë të vërtetën për Kosovën, ne kemi frymë multi etnike, Kushtetutë multi etnike, por ne nuk jemi shtet multi etnik, jemi shtet mono etnik me 95 për qind shqiptar e 5 për qind pakica.

E pse e tha Ahtisari këta? Me argumentuar para botës frymën multi etnike për deklarimin e shtetit të pavarur të Kosovës që ai e ka pas në raport. Se nuk ka mund me pas dy shtet të pavarura një etnike një Kosovë dhe një Shqipëri. Pra, Ahtisari ka bërë një favor të madh Kosovës se ka ndërtu një tregim të një shteti multi etnik, e në fakt që nuk është mono etnik, për me u shpall shtet i pavarur e për me u njofto prej 100 shteteve…”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se Vetëvendosje e ka kundërshtua këtë tregim të Ahtisarit e që sipas tij, ka qenë gabim i madh. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat