Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur rreth aktualitetit politik.
Bajqinovci ka komentuar bisedat në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, dhe kryeterroristit serb Millan Radoiçiq.
“Ky rast nuk duhet shikuar në këtë prizëm. Mendoj që është një pikturë më e madhe. Tash po tentojnë që Radoiçiqin ta paketojnë kinse ka edhe raporte me neve, që është e pavërtetë. Këto përgjime që po dalin, janë të atyre përgjimeve të vitit të kaluar e që në fakt nuk tregojnë asgjë. Radoiçiqin duhet ta shikojmë ndryshe, atë i cili në kohën e Albin Kurtit ik maleve”, u shpreh Bajqinovci.
Bajqinovci ka thënë se kjo bisedë nuk tregon asgjë, ndonëse nuk do të duhej të ndodhte.
Kur është pyetur se a ka njerëz të tjerë në Vetëvendosje që kanë pasur kontakte me Radoiçiqin, ai tha “nuk besoj”.