Biseda e publikuar gjatë ditës së djeshme në mes të Mimoza Kusarit dhe Millan Radojçiq, nuk është aspak befasuese për ish deputetën e VV-së, Shqipe Pantinën.
Pantina ka thënë se biseda e publikuar në mes Kusarit Lila dhe Radojçiqit duket të jetë paraprakisht e aranzhuar.
“Jo nuk më erdhi befasi sepse dihej që një bisedë e tillë tashmë kishte ndodhur. Ajo se çfarë është mister është se besojë se çfarë ka ndodh për çka është diskutuar, sepse këtu është vetëm hyrja e bisedës e cila duket paraprakisht se ka qenë e aranzhuar”, është shprehur ajo.
Pantina ka thënë se kjo bisedë shfaq disa probleme.
“Për mua janë disa probleme këtu. E para se çka është diskutuar, e dyta si diskutohet një shefe e grupit parlamanetar më të madh në Kosovë, e cila përfaqëson Qeverinë në këtë fakt, pra grupi i saj është në qeveri, me një të akuzuar dhe i cili është në listën e zezë të ShBA-ve”, ka thënë Pantina.