Kryesuesi i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha se reagimi i gjyqësorit në rastet e rënda si korrupsioni, pastrimi i parave, “kapja e peshqve të mëdhenj” ka ndryshuar në masë të konsiderueshme.
Sipas tij aktualisht ka prioritizim të lartë të këtyre çështjeve.
“Ajo që neve n aka dal në pah si mësim është që në luftën e korrupsionit, të krimit të organizuar duhet të ketë një vullnet të përgjitshëm të të gjithë institucioneve, sepse procesi i hetimit është kompleks cilësia e provës dhe e vendimarrjes është komplekse , standartet në pastrimin e parave, krimit të organizum të keqpërdorimit të detyrës zyrtare janë situata që kërkojnë zhvillim të shkathtësive edhe qëndrime të praktikës gjyqësore , kërkojnë koherencë dhe qasje unike të institucioneve”, tha Zogaj.
Ai shtoi se ende nuka unitet të institucioneve në këtë pikë.