Izmaku: Përgjimet e Kusarit janë kafshatë që populli s’do e përbijë shumë lehtë

Aktuale

Izmaku: Përgjimet e Kusarit janë kafshatë që populli s’do e përbijë shumë lehtë

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 00:36
Xhevahire Izmaku

Xhevahire Izmaku, nga Nisma Socialdemokrate, ka folur për përgjimet e publikuara të bisedës së shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusarit, me ish-nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojiçiq.

Asaj po i duket një “kafshatë që populli nuk do ta përbijë shumë lehtë”

“Po duket që po vlon Kosova me një skandal të ri, po besoj që çështja e përgjimeve të zonjës Kusari është një kafshatë e cila nuk e besoj që këtë herë popullata e Kosovës ka me përbi shumë lehtë”, tha ajo.

“Si një aspekt i cili duket që ka një amoralitet politik edhe ndoshta edhe diçka që do të prek edhe aspektin ligjor”, shtoi Izamku.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat