Pantina për Kusari-Lilën: S’është faji vetëm i saj, Kurti se ka problem t’i ‘djegë’ njerëzit si ajo

Aktuale

Pantina për Kusari-Lilën: S’është faji vetëm i saj, Kurti se ka problem t’i ‘djegë’ njerëzit si ajo

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 00:43
Shqipe Pantina 

Ish deputetja e VV-së, Shqipe Pantina ka komentuar bisedën e publikuar dje në mes Mimoza Kusar Lilës dhe Milan Radojçiqit.

Pantina ka thënë se nuk është faji i vetëm i Kusari Lilës lidhur me këtë bisedë.

Sipas saj, përgjegjësinë u dashtë ta marrë edhe VV-ja.

Pantina ka thënë Kurti se ka problem ti ‘djegë’ njerëzit si Kusari Lila.

“Faji nuk është vetëm i Mimoza Kusarit, natyrisht nuk dua ta arsyetojë atë, sidomos gatishmërinë e saj për t’i dalur në ballë apo për të marrë përgjegjësitë të cilat normalisht nuk do t’i takonin.

Ai (Kurti) nuk e ka fare problem  t’i djeg njerëzit si Mimoza Kusari “, ka thënë Pantina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat