Presidentja Osmani deklarohet sërish për raportet me Kryeministrin Kurti dhe Asociacionin

Aktuale

Presidentja Osmani deklarohet sërish për raportet me Kryeministrin Kurti dhe Asociacionin

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 08:08 Përditësuar në ora: 17:32 më 05.06.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja Osmani i quan të tejkalueshme dallimet me Kurtin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar raportet me kryeministrin, Albin Kurti, tha se çdo gjë është e tejkalueshme kur të vendoset interesi shtetëror dhe qytetarë.

Vjosa Osmani e konsideroi domosdoshmëri koordinimin ndër-institucional për çështje të interesit nacional. Kjo e fundit tha se nuk është vetëm çështje teknike, andaj angazhohet për raporte korrekte ndër-institucionale.

Osmani: Kur vendoset interesi shtetëror dhe interesi qytetarë mbi të gjitha çdo dallim është i tejkalueshëm

"Kur vendoset interesi shtetëror dhe interesi qytetarë mbi të gjitha çdo dallim është i tejkalueshëm. Se cili ka qenë dallimi ju të gjithë e dini se për këtë gjë kemi fol publikisht. Tash është e domosdoshme që të gjithë institucionet e Kosovës dhe të gjitha partitë politike që përfaqësojnë qytetarët e Kosovës të ulemi dhe të reflektojmë për çështje të interesit nacional. Për mua çështjet e interesit nacional nuk janë detaje të parëndësishme, por janë tema të cilat kërkojnë kontributin e të gjithëve prej nesh. Kur ulemi së bashku dhe vendosim bashkërisht për tema të interesat nacional atëherë domosdoshmërisht rezultati do të jetë i mirë", tha ajo.

Presidentja Vjosa Osmani shtoi se s'ka asnjë luftë politike me qeverinë dhe kryeministrin Kurti, por shtoi se do të angazhohet për marrëdhënie dhe bashkëpunim korrekt.

Osmani: S'ka lidhja partiake ndonjë rëndësi

"S’ka pasur raport Osmani-Vetëvendosje. Presidentja nuk mban raport me parti politike. Raporti ynë është ndër-institucional. Është krejtësisht normale dhe detyrë e të gjithë institucioneve që të bashkëpunojnë, duke u bazuar në parimin e ndarjes dhe kontrollit te pushtetit. S'ka lidhja partiake ndonjë rëndësi, por ajo çka unë angazhohem është raporti korrekt në përputhje me Kushtetutën", tha ajo.

E para e shtetit, Vjosa Osmani nënvizoi edhe nevojën e respektimit të kushtetutshmërisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mbi këtë parim ajo tha se pret të trajtohen edhe propozimet e ardhshme për këtë temë.

Osmani: S’ka asnjë luftë politike

"S’ka asnjë luftë politike. Presidentja kërkon vetëm që të respektohet kushtetuta e Kosovës, territori, funksionaliteti apo parimi i unitaritetit të shtetit dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese sa i përket dokumentit të vitit 2015. Këto janë parimet bazë që kam kërkuar gjithnjë të respektohen. Atë qëndrim që kam pasur si deputete, të njëjtin e kam edhe sot....Mbi këtë parim ne kërkojmë që të trajtohen edhe propozimet e ardhshme. Kjo ishte arsyeja që sa i përket draftit të vitit të kaluar, që si presidente unë nuk e kam shpallur në përputhje me Kushtetutën, as nuk mund të bëjë një gjë të tillë, pasi është kompetencë e gjykatës. Unë kam shprehur shqetësimin për së paku tri tema kapitale në atë statut që duhet paraprakisht të trajtohen para se të flasim për ndonjë zbatim eventual", tha ajo.

Këto komente Osmani i bëri pas takimit me kryetarët e komunave të Kosovës.

​Interesi shtetëror, Osmani flet për raportet me Kurtin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar raportet me kryeministrin Albin Kurti, tha se çdo gjë është e tejkalueshme kur të vendoset interesi shtetëror dhe qytetarë.

Ajo pas takimit me kryetarët e komunave, foli edhe për themelimin e asociacionit, ku tha se bazë e tij do të jetë kushtetueshmëria dhe ligjshmëria.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se nuk beson që ekzistojnë dallime të patejkalueshme mes tij dhe krerëve tjerë shtetërorë, përfshirë Osmanin.

Diskutimet janë rritur secilën herë e më shumë, pasi Presidenca ka thënë se Qeveria nuk është konsultuar me të për hapat që ka bërë Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Bërja e hapave drejt asociacionit ka qenë kusht për Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë evropiane në muajin 17 maj.

Prishtina zyrtare, një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, deklaroi se gjatë muajit maj do të dërgojë për shqyrtim në Kushtetuese një propozim për asociacionin, por zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë vlerësuar se një gjë e tillë është e pamjaftueshme.

Aliu i “ankohet” presidentes për mostransparencën e qeverisë

Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe njëherazi edhe kryetar i komunës së Ferizajit, Agim Aliu në fjalën e tij hyrëse theksoi se kërkesat kryesore gjatë tri viteve të fundit nuk janë adresuar por që vazhdimisht do të kërkojnë deri në plotësimin e tyre.

Ai shtoi se është shqetësuese mos komunikimi mes nivelit komunal dhe atij qendror.

Aliu tutje tha se pushteti lokal po has në sfida dhe çështje që nevojitet veprime të sakta nga niveli qendror. Duke shtuar se komunat e Kosovës po kërkojnë themelimin e grantit të katërt qeveritar, që do t’u jepte komunave autonomi për investime kapitale.

“Kërkesat tona përgjatë këtyre tri viteve nuk janë adresuar por me do të vazhdojmë ti kërkojmë. Pushteti ynë buron nga qytetarët dhe duhet ti plotësojmë kërkesat e tyre. Pushteti lokal ka sfida dhe çështje dhe ka raste ku duhen veprime nga niveli qendrorë. Komunat e Kosovës kërkojnë themelimin e grantit të katërt. Shqetësuese është mos komunikimi. Muaj më parë komunat janë detyruar të dërgojnë në Gjykatë ligjin për tatim në pronë pasi Ministria e Financave nuk komunikoi fare më komunat e Kosovës. Edhe më herët kemi kërkuar mbështetjen e Qeverisë për të na ndihmuar për kontratat kolektive në arsim e shëndetësi por Qeveria nuk na ka marr në konsideratë”, theksoi Aliu.

Osmani kërkon nga komunat kontribut më të madh për eleminimin e dhunës mbi baza gjinore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga komunat e Kosovëë të japin kontribut më të madh për të eleminuar dhunën mbi baza gjinore.

Vjosa Osmani në takim me Këshillin e Kryetarëve të Asociaionit të Komunave tha se është e domosdoshme që viktimat e dhunës mbi baza gjinore të jenë të përkrahura nga niveli lokal.

Presidentja Vjosa Osmani tha se parkrah kërkesën e komunave për buxhet shtesë që të rritet siguria në qendrat për punë social.

Në anën tjetër, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, kritikoi qeverinë për mungesë bashkëpunimi, pasi tha se kërkesat e tyre nuk po trajtohen.

Pas fjalimeve hyrëse takimi i presidentes Osmani me kryetarët po vazhdon i mbyullur për media.

Ka filluar takimi i Vjosa Osmanit me kryetarët e komunave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon takim me Këshillin e Kryetarëve të Komunave të Kosovës.

Aty e para e shtetit u prit nga kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëherësh kreu i Ferizajt, Agim Aliu si dhe kryesia e këtij Asociacioni.

Veç si pjesëmarrëse, kryetarja e Kosovës do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse për të pranishmit, teksa temat të cilat do të diskutohen në këtë organizim janë roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, zhvillimi i turizmit, bashkëpunimi i Presidencës me Komunat nëpër projekte si dhe sfidat e pushteteve lokale.

Pos fjalimeve të kreut të AKK-së, Aliu dhe atij të presidentes Osmani, pjesa tjetër e diskutimeve po zhvillohen me dyer të mbyllura.

Osmani sot takon kryetarët e komunave, ja çka do të diskutohet

Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës pritet të mbahet sot ku do të merr pjesë edhe Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu do ta mbajë një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave.

Derisa temat që do të diskutohen në këtë takim janë: Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve, sfidat e Komunave në qeverisjen lokale.

Detaje tjera nuk u japen,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat