Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite disa projektligje e raporte

Aktuale

Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite disa projektligje e raporte

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes  për Projektligjin për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i raportit më amendamente i komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim për Projektligjin për Rrugët, shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin për Noterinë, shqyrtimi i raportit më amendamente i Komisionit funksional për Mandate Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Poashtu edhe shqyrtimi i raportit më amendamente i Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për Projektligjin për Zyrtarët Publik.

Po ashtu në këtë mbledhje bëhet shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2023 dhe shqyrtimi i raportit vjetor i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik për vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat