Policia e Kosovës mban ushtrim fushor afër Aeroportit të Prishtinës

Aktuale

Policia e Kosovës mban ushtrim fushor afër Aeroportit të Prishtinës

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë Ushtrim Fushor Ndërinstitucional tek terminali doganor, afër Aeroportit të Prishtinës.

Siç shkruan në njoftimin e saj, Policia e Kosovës, thotë se qëllimi i këtij ushtrimi është sigurimi i një reagimi efektiv duke simuluar skenarë të ndryshëm.

Ky aktivitet, është paraparë të përfundojë rreth orës 13.30.

”Me datë 5 Qershor 2024 afër Aeroportit të Prishtinës, (terminali doganor) nga ora 09:00 është paraparë të mbahet një Ushtrim Fushor Ndërinstitucional.

Qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve -agjencive duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv.

Policia e Kosovës informon opinionin dhe mediat se ushtrimi fushor përfundon rreth orës 13:30, falënderon qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tilla dhe ri konfirmon angazhimin e institucioneve për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat