Abazi publikon një dokument: Këtë kontratë e ka dhënë Qeveria Kurti dhe vërteton bashkëpunimin me Radojçiqin

Aktuale

Abazi publikon një dokument: Këtë kontratë e ka dhënë Qeveria Kurti dhe vërteton bashkëpunimin me Radojçiqin

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 11:33
Haki Abazi

Deputeti, Haki Abazi e ka publikuar një kontratë ku sipas tij në 2021 është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë “RAD” në veri në vlerë 574 mijë euro.

Ai thotë se kjo kompani është kompani që ka lidhje me Milan Radoiçiqin në veri të Kosovës duke thënë se me këtë “vërtetohet bashkëpunimi i qeverisë me Radojçiqin”.

"Kjo kontratë është bërë me datën 13 Korrik 2021 për Kompaninë Rad për 574 mijë euro që është kompani e Radojçiqit në veri të Republikës. Këtë kontratë e ka dhënë kjo qeveri dhe vërteton bashkëpunimin me Radojçiqin”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Sipas dokumentit, Kompania “RAD” D.O.O dhe kompania tjetër P.T.P. “RAD” janë në pronësi të Radulle Steviq i cili është mik i Milan Radojçiqit.

Steviq është një ndër personat që është futur në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat