Lajçaku në Strasburg, informon shtetet anëtare të BE-së mbi gjendjen aktuale në dialog

Aktuale

Lajçaku në Strasburg, informon shtetet anëtare të BE-së mbi gjendjen aktuale në dialog

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 15:18
Miroslav Lajçak

I dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i ka informuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbi gjendjen aktuale në dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak, mes tjerash thekson se uniteti i Bashkimit Evropian është kyç për të forcuar pozicionin e tyre politik në Ballkanin Perëndimor.

“Mirë që u riktheva në Këshillin e Evropës në Strasburg pas gati 2 vitesh. E çmoj mundësinë për të informuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbi situatën aktuale dhe sfidat përpara në dialogun e lehtësuar nga BE.

Uniteti i Bashkimit Evropian është kyç për të forcuar pozicionin tonë politik në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak në rrjetin social X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat