Ditën e sotme Policia e Kosovës në një aksion së bashku me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, ka arrestuar dy persona nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).
Njëri prej tyre është Bedri Shabani nga Ferizaj i cili punonte në Doganën e Kosovës.
"Bota sot" ka mësuar se Bedri Shabani është babai i gazetarit Z.Sh, pronar i një portali në Kosovë.
Ndërsa deri në vitin e kaluar ishte edhe redaktor në një televizion.