Kulla: Mustafa Kemal Ataturku është një gjysmë shqiptar

Aktuale

Kulla: Mustafa Kemal Ataturku është një gjysmë shqiptar

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 18:28
Ilir Kulla

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka thënë se themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemâl Atatürk është gjysmë shqiptar.

Sipas Kullës, Kemal Ataturk ka origjinë nga zona e Korçës.

“Kemal Ataturku është një gjysmë shqiptar, ka një pjesë të origjinës së tij nga zona ku vij unë, nga Korça, nga zona e Manastirit”, tha ai.

Këtë deklaratë, Kulla e bëri teksa komentoi letrën që la kryeministri, Albin Kurti në Librin e Kujtimeve për Mustafa Kemal Ataturkun gjatë qëndrimit të tij në Turqi.

Aty, Kurti theksoi se Kemal Ataturk ka qenë një nga liderët më të mëdhenj botëror dhe historik.

“Mustafa Kemal Ataturk ka qenë një nga liderët më të mëdhenj botëror dhe historik. Në shumë raste të vështira dhe të ndërlikuara ai bëri bashkërisht edhe mbrojtjen e popullit edhe krijimin e shtetit. Një shembull që duhet të studiohet dhe mësohet. Duke respektuar të kaluar dhe shpresuar për të ardhmen”, shkroi Kurti.

E Kulla teksa e ka cilësuar si veprim diplomatik të mençur shkrimin e Kurtit në librin e kujtimeve në gjuhën angleze, ka thënë se kryeministri dha mesazhin se flet si pushtetar.

“Ajo çka është munduar të bëjë Albini më këtë gjë, është që ka dhënë mesazhin që po unë kam respekt shumë për Erdoganin, për të sotmen e tij, por jam edhe Kemalist, jam me Republikën, jam me shtetin. Pra ka dhënë mesazhin që unë po flas si pushtetar. Ka bërë një veprim diplomatik shumë të mençur”, ka thënë Kulla.

Një nga figurat më ikonike në fillim të shekullit të 20-të, Mustafa Qemal Ataturku mbahet mend si udhëheqësi i cili doli nga hiri i Perandorisë Osmane për të krijuar Turqinë si një republikë sovrane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat