Alarmon eksperti i sigurisë: Ka pasur tendencë për rigrupim të grupeve kriminale në Serbi

Aktuale

Alarmon eksperti i sigurisë: Ka pasur tendencë për rigrupim të grupeve kriminale në Serbi

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 19:06
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në “Info Magazine” në Klan Kosova ka thënë se ka pasur tendencë për rigrupim të grupeve kriminale në Serbi.

Ai është shprehur se kjo nuk ka ndodhur pasi që, siç tha Ibishi, është thënë se nuk është koha.

“Ka pasur tendencë, jo shumë larg, në fillim të majit ka pasur një tendencë të tillë.

Në Beograd, Radoiçiqi, Vulini dhe të tjerët kanë dashur ta organizojnë, nuk po spekuloj, por po e them të vërtetën, mirëpo është parandaluar ajo mundësi, duke thënë se nuk është koha, për një kohë tjetër Vuçiqi ka menduar”, është shprehur Ibishi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat