Në një aksion të institucioneve të sigurisë së Kosovës ku janë të përfshirë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Prokuroria Speciale dhe Policia, janë ndaluar dy persona të nacionalitet shqiptar si të dyshuar për veprën penale-spiunazhë.
Ish-Ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka komentuar arrestimin e dy personave të dyshuar për spiunazhë.
Sipas tij, nëse vërtetohen akuzat dënimi minimal për spiunazh është 5 vite.
“E rëndësishme është që duhet të këtë një proces transparent dhe sistemi penal në Republikën e Kosovës është sistem akuzator që do të thotë se prokurori duhet të vërtetojë akuzën se ekziston si e tillë. Në këtë fazë ata janë të pafajshmë derisa të verëtëohet e kundërta”, ka thënë Hoxha.