Deputeti i pavarur, Haki Abazi, që ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se problemi mes Albin Kurtit dhe Liburn Aliut është i hershëm.
Aliu nuk u pajtua me Kurtin për njëanshmërinë në zgjedhjet e Luginës së Preshëvës.
Sipas Abazit në Lëvizjen Vetëvendosje është vetëm një njeri i rëndësishëm, Haki Abazi.
“Aty ka vetëm një njeri të rëndësishëm është Kurti dhe askush tjetër. Në LVV nuk ka njeri të dytë”, ka deklaruar ai.
“Problemi me Liburnin është shumë më i hershëm realisht, ideja që përplasja ka ardhur si rezultat i një mosdëgjuesmërie të Liburnit ndaj dorës autoritare ndaj Kurtit”, ka thënë Abazi.